Nga sot terminet për vula verifikuese duhet të bëhen online

 

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot më 04.08.2020 duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile.

Ministria njofton se të gjithë qytetarët për të marr këtë shërbim duhet të hynë në këtë link: https://arcterminet.rks-gov.net

“Kërkesën palët mund ta bëjnë personalisht, ndonjëri nga anëtarët e familjes, apo personi i autorizuar. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve.“, thuhet në njoftim /21Media

Back to top button