Nga zyra e kryeministrit tregojnë se çfarë u bisedua në takimin Kurti-Rama në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Nga zyra e kryeministrit për portalin rtv21.tv kanë treguar se çfarë u diskutua në takimin Rama-Kurti në Tiranë që nuk kishte asnjë lajmërim zyrtar.
Bëhet e ditur se në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh./21Media

Back to top button