Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngacmohet në rrugë ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë

Ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes është ngacmuar dje në rrugën “Ismail Qemajli” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se derisa ambasadorja kishte qenë në lëvizje me veturën me targa diplomatike ishte ngacmuar nga një person i panjohur i cili kishte qenë me veturë me targa vendore.
I njëjti është arrestuar.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë policia në raportin 24 orësh./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button