Arrestohet 36 vjeçari në Ferizaj, kërkohej për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar P.L 36 vjecar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim nga Policia për falsifikim të parave.
“Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, kanë arrestuar një person me inicialet: P.L ( M/K), 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’, me dënim burgimi prej 35 ditë”, njofton Policia.
Siç njofton Policia pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media 

Back to top button