Ngacmohet seksualisht një e mitur, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi që dyshohet se a ngacmuar seksualisht një të mitur.
Rasti është raportuar më 31 gusht nga babai i viktimës në Stacionin Policor në Fushë Kosovë. Sipas raportimit të qytetarit vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një person i panjohur.
“Rasti më pas është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike. Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër. Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë./21Media

Back to top button