Kosova U18 mbylli fazën e grupeve në Kampionatin Evropian 

Ekipi kosovar U18, femrat, i dha fund një eksperience të rëndësishme në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Lutraki të Greqisë.
Ekipi i femrave, i përbërë nga dyshja, Megi Bislimi/Rrezelindë Thaqi, siç informoi Federata e Volejbollit e Kosovës, tregoi paraqitje solide në ndeshjen e tretë kundër çiftit grek Kateri/kontakioti, pavarësisht disfatës 2-0 në sete.
Vashat kosovare, të drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi, dy takimet tjera në kuadër të Grupit B, patën punë të vështirë kundër rivalëve shumë të fortë si Ukraina dhe Rumania, nga të cilat pësuan disfata me rezultate identike (2-0)./21Media

Back to top button