Ngatërrohet Himni Kombëtar Shqiptar, Luiza Gega befasohet dhe kundërshton në podium

1 min read

Gafë në nivelet e amatorizmit nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”. Gjatë ceremonisë që kulmoi me dorëzimin e medaljes së artë, Luiza Gega nuk arriti të nderonte Himnin Kombëtar Shqiptar.

Shikoni se si reagon rekordmenia e Lojërave Mesdhetare në garën e 3000 metrave në momentin që priste të dëgjonte Himnin Shqiptar, por nuk ndodhi aspak kështu. Pasi këmbënguli që të luhej himni, gafa u korrigjua./Oranews