Ngjarja në Gramsh, tri aktakuza për dy rusët e ukrainasin

Policia e Elbasanit sonte ka dalë me informacion zyrtar lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të rrethimit të Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, ku janë arrestuar dy shtetas rusë dhe një ukrainas.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë: M. Z., 24 vjeç, S. T., 33 vjeçe, të dy shtetas rus dhe F. A., 25 vjeç, shtetas ukrainas, të cilët janë kapur për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete” dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit.”, ka informuar Policia.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button