Vajza e aleatit të Putinit vdiq nga një shpërthim në Moskë

Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin vdiq në një shpërthim në Moskë.
Darya Dugina, 29 vjeçare, vdiq pas një shpërthimi në një rrugë jashtë Moskës, tha komiteti hetimor i Rusisë.
Mendohet se babai i saj, filozofi rus, Alexander Dugin, i cili njihet si “truri i Putinit”, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit.
Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Alexander Dugin dhe vajza e tij ishin në një festival pranë Moskës, ku filozofi dha një leksion të shtunën në mbrëmje.
Dyshja duhej të largoheshin nga vendi i takimit me të njëjtën makinë, përpara se Dugin të merrte një vendim në minutën e fundit për të udhëtuar veçmas.
Hetuesit konfirmuan se Dugina, e cila drejtonte makinën, vdiq në vendin e ngjarjes pranë fshatit Bolshiye Vyazemy.
Ata thanë se një mjet shpërthyes i vendosur nën makinë shpërtheu dhe automjeti mori flakë. Ekspertët e mjekësisë ligjore dhe eksplozivëve po hetojnë rastin.
Një zyrtar ukrainas hedhi poshtë akuzat për përfshirje të Ukrainës në incident.
“Ukraina, natyrisht, nuk ka asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, që është Federata Ruse dhe aq më pak një shtet terrorist”, tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky.
Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha në një postim në Telegram se nëse gjendet ndonjë lidhje ukrainase, kjo do të ishte “terrorizëm shtetëror”./21Media

Back to top button