Ngjarje e rëndë, shpërthen vetura e një biznesmenit

Lënda eksplozive ishte e vendosur në pjesën e pasme të veturës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Fushë Bulqizë, ku një sasi eksplozivi i është vendosur makinës së një biznesmeni.

Lënda ka shpërthyer duke dëmtuar makinën e shtetasit me inicialet F.D, administrator i një galerie kromi.

Sipas policisë së shtetit lënda eksplozive e tipit tritol ishte e vendosur në pjesën e pasme të veturës të biznesmenit.

“Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./21Media

Back to top button