Ngjarjet datës 11 korrik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 08:10. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës.(Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 09:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision.(Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 08/L-295 për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në nderim të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë-Bosnje e Hercegovinë.(Kuvendi i Kosovës, Salla N506 09:30)

Vazhdimi i Seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, në rend dite mbi 30 pika për shqyrtim. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të hartimit të planit të hollësishëm rregullues “Parku i Biznesit”, organizon takim publik për informimin e bizneseve rreth Zonës Ekonomike. (Zona Ekonomike, Prizren 10:30)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endoëment for Democracy publikon raportin “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore të Projektligjit aktual).(Hotel Sirius, ora 10:00 – 11:00)

Federata e Hendbollit mban konferencë për media lidhur me Organizimin e Kampionatit Europian M20 për meshkuj, që mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik 2024.( Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Salla e sporteveorës, ora 11.00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) hapë ekspozitën “Një Ditë” kuruar nga Blerta Hoçia dhe realizuar nga FDHK. (Biblioteka ‘Hivzi Sulejmani’, Dardani, Prishtinë, ora 18:00).

Pritje e organizuar e Ambasadës së Francës në Kosovë për Ditën Kombëtare të Francës. Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, mirëpret autoritete të larta të Kosovës, sportistë dhe amatorë të sportit, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe pjestarë të komunitetit francez në Kosovë. (Amfiteatri Gërmia, ora 18:30)

OJQ-së së Shoqatës Boshnjake Hanuma organzion shfaqjen e filmit: Quo Vadis, Aida? nga drejtoresha e BiH Jasmila Zbaniç. Kjo ngjarje shërben si një mundësi për t’u bashkuar dhe reflektuar mbi këtë datë të rëndësishme në histori, duke nderuar kujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. (Kinema Armata, Prishtinë, ora 20:00)

OJQ-së së Shoqatës Boshnjake Hanuma përkujtuar të gjitha viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. (Sheshi Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar, ora 20:30)

Back to top button