“Kosova deri në vitin 2050 mund të përballet me mungesë të ujit”

Kosova mund të përballet me mungesë të ujit të pijshëm brenda 3 dekadave, thuhet në raportin e fundit i NATO-së , në të cilin theksohen një sërë sfidash në lidhje me mjedisin.

“Streset e lidhura me klimën mund të ndikojnë në punën e aktorëve të sigurisë në Kosovë në disa mënyra. Së pari, rritja e ngjarjeve të lidhura me klimën mund të shtojë kërkesën për FSK-në për të ofruar mbështetje për autoritetet civile. Mbështetja e zhvillimit të planifikimit të emergjencave civile dhe aftësive të menaxhimit të krizave, si dhe kapaciteti për t’iu përgjigjur ngjarjeve klimatike do të duhet të mbetet një element thelbësor i Termave të Referencës së NALT. Përveç kësaj, kjo gjithashtu mund të rrisë kërkesën për burime të KFOR-it për të ndihmuar drejtpërdrejt institucionet në Kosovë”, u tha në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Edhe eksperti i ujërave, Avdullah Nishori, tërheq vërejtjen për rezervat e ujit, teksa përmend rritjen e temperaturave si shqetësim jo vetëm për Kosovën.

Derisa degradimi i pyjeve konsiderohet një nga faktorët kryesor në ndryshimet klimatike, Menderes Ibra nga Agjencia e Pyjeve, vlerëson se këtë vit është vënë re një rënie e prerjes së pyjeve, por kjo dukuri mbetet sfidë për shoqërinë kosovare.

Një tjetër dukuri e rrezikshme për dëmtimin e ambientit në Kosovë,  është prania e madhe e mbeturinave, thotë ambientalisti, Luan Hasanaj.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e ambientit në vendin tonë, degradimi i pyjeve, lumenjëve, liqeneve dhe resurseve tjera natyrore s’ka të ndalur./RTV21/21Media

Back to top button