Ngjarjet e 8 nëntorit

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së Diskutim lidhur me caktimin e datave për intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204), 09:00.

Organizata Joqeveritare “Iniciativa për Zhvillim” e mbështetur nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sporte dhe Komuna e Deçanit organizojnë “Dita e gështenjës në syrin e piktorit”. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gervalla”, Deçan), 09:00.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës protestojnë para objektit të Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”), 10:00.
Kryetari komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pret në takim Komandantin e Komandës Regjionale Perëndim Andrea Bertazzo.(Salla e Asamblesë Komunale), 10:00.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës), 11:00.
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301), 11:00.
Kandidati për kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj, bën prezantimin e projektit “Transformimi i parkut të qytetit me infrastrukturë moderne dhe parkingu nëntokësor”. Merr pjesë deputetja, Eliza Hoxha. (Parku i Qytetit), 11:00.
Promovohet libri “Rrënjë” i autores Ulpiana Maloku, përmes leximit skenik me regji të Kushtrim Mehmetit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”), 18:00.
Back to top button