Ngjarjet e datës 10 korrik

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.( Gjykata Speciale, ora 09:00)

Mbahet konferencën “Të kuptuarit e peizazhit institucional: Vlerësimi i dhunës me bazë gjinore në Kosovë”, organizuar nga Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku do të shqyrtohet projektligji për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku shqyrtohen raporti me amendamente për Projektligjin për Prokurorinë Speciale; raportit me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të procedurës penale, dhe të tjera. (Kuvendi, salla C203, ora 10:00)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. (Kuvendi, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit. (Kuvendi Kosovës, ora 13:00)

Nis FIBA 3×3 U23 Nations League. (Ndeshjet zhvillohen në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 14:30 deri në ora 21:00, kurse finalet fillojnë nga ora 20:00)

Mbahet ekspozita me fotografitë e kampionit Robin Krasniqi dhe dokumentari kushtuar atij. (Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë, ora 20:00)

Back to top button