Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 11 korrik

Nxënësit e klasave të nënta i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji në të gjitha shkollat e Kosovës. (Ora 9:00)

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier merr pjesë në hapjen zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë. (Zyra e “Bonevet”, Pejë, ora 11:00)

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT dhe UNFPA, lansojnë dokumentarit për shënimin e “Ditës Botërore të Popullsisë”. (“Kino Armata”, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën shqyrtimin e Kërkesës për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bënë shqyrtimin në parim I P/Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtaret publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128, dhe Shqyrtimin I P/Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban tryezë diskutimi në lidhje me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, me përfaqësuesit e të gjitha sindikatave në vend. (Salla S-506, Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Ndizen qirinj në shenjë përkujtimi për Masakrën e Srebrenicës. (Para Teatrit Kombëtar, Prishtinë, ora 20:30)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button