Regjistrohen 65 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 65 raste të reja Covid-19, nga 1 mijë e 90 testime të bëra. Janë regjistruar 78 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sipas sisemit “Termini im”, janë raportuar 3 viktima me diagnozë Covid-19. Vdekjet janë regjistruar me datë 24.05 – 07.06.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 312 mijë e 538, numri i të shëruarve është 302 mijë e 807, numri i të vdekurve është 9 mijë e 316 dhe numri i rasteve aktive është 415./21Media

Back to top button