Ngjarjet e datës 12 maj

 

Bëhet vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë), 08:00.

Komisioni për Administratë publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10), 10:00.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth rekomandimeve të Raportit të Progresit të BE-së lidhur me buxhetin, financat dhe transferet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203), 10:00.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban takim njoftues me Petrit Ajetin, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302), 10:00.

“Germin” organizon tryezën me temën “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë), 10:00.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Platfoma Zoom), 10:00.

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo’s Growth” mbajnë takimet ndërmjet bizneseve ndërsektoriale. (Parku Inovativ dhe i Trajnimeve, Prizren), 11:00.

Artmotion mban konferencë për medie lidhur me të drejtën e transmetimit të La Ligës, Copa di Italia si dhe Wimbledon. (Ambientet e Klan Kosova), 11:00.

Shoqata e Gastronomëve organizon aksion për ndihmë familjeve në nevojë, me rastin e festës së Bajramit. (Nisja nga vendi i quajtur “Te Zalli”, afër Stacionit të Trenit, Prishtinë), 11:00.

Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Pranë Ministrisë së Shëndetësisë), 12:00.

Back to top button