Barça dëshpëron kundër Levantes, zbehen gjasat për titull

 

Gjiganti katalunas ka arritur të arkëtojë vetëm një pikë në ndeshjen e sotme kundër Levantes.

Ka përfunduar ndeshja dramatike mes Levantes dhe Barcelonës, me rezultat të barabartë 3:3.

Barcelona humbi dy herë epërsinë, ku fillimisht ishte në epërsi 2:0 me golat e Messit në minutën 25’ dhe Pedrit 34’, para se Levante të barazonte 2:2 brenda dy minutave, me golat e mesfushorëve Melero në minutën e 57’ dhe Morales në minutën e 59’.

Barcelona riktheu epërsinë, ku sulmuesi francez Ousmanne Dembele arriti që të shënojë në minutën e 64’, por pak minuta para fundit të ndeshjes, Levante shënoi përmes Sergio Leon.

Barcelona kishte shansin që me fitore të ngjitej në pozitën e parë në tabelë për herë të parë në sezonin 2020/21.

Me barazimin e sotëm, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë në tabelë, ku pas 36 ndeshjeve ka 23 fitore, shtatë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar gjithsej 76 pikë, një më pak se lideri Atletico Madridi.

Në anën tjetër, skuadra e Levantes pas 36 xhirosh ka regjistruar nëntë fitore, 13 barazime dhe 14 humbje, duke u pozicionuar në vendin e 13 në tabelë me vetëm 40 pikë.

Back to top button