Ngjarjet e datës 12 mars

 

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00).

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mban takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. (Direkt nga faqja e Facebook-ut e Kryeministrit, ora 09:45).

Komuna e Prizrenit organizon debat publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00).

Komuna e Prishtinës mban konference për medie, në të cilën prezantohen projektet ideore te cilat i janë përgjigjur konkursit për projektimin e Sallës Koncertale. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 14:00).

Back to top button