Kurti, Palmer e Kosnett diskutuan për koordinimin midis SHBA-së e BE-së për dialogun

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të enjten zhvilloi një takim virtual me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kandidati për kryeministër të Kosovës u shpreh se me Plamerin dhe Kosnettin diskutuan për nevojën urgjente të pajisjes me vaksina antiVCovid, si dhe për koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve të Shteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun. Z. Palmer na përgëzoi për fitoren e madhe dhe shprehu mbështetjen e tij”, “, shkroi Kurti në Twitter.

Back to top button