Ngjarjet e datës 12 tetor

08:00 – Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për medie. (Para zyrës së Degës, te Qafa).
10:00 – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna nё familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna nё baza gjinore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506).
10:00 – Në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).
11:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë diskuton për organizimin e një debati publik lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).
11:00 – Bordi i Bienales Nomade Evropiane Manifesta prezanton vizionin urban të Manifesta 14 Prishtina, nga Carlo Ratti Associati. Po ashtu prezantohet koncepti i kuratores së Biennales. (Kino “Armata”, Prishtinë).
13:00 – Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takim me ministrin e ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).
14:00 – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu merr pjesë në debatin “FOL Hapur”, organizuara nga Lëvizja FOL. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
14:00 – Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, mban takim me banorët e Hajavlisë (Restaurant Oda, Hajvali).
15:00 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim elektoral në Klinë. Merr pjesë dhe kryetari Ramush Haradinaj. (Hotel “Drini”, Volljakë).
17:00 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim elektoral në Istog. Merr pjesë dhe kryetari Ramush Haradinaj. (Parku i qytetit përballë objektit të komunës).
17:00 – Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton lagjen e Byçmetve. (Lagjja e Byçmetve, Hajvali).
18:00 – Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj takohet me banorët e lagjeve: Bregu i Diellit, Aktash Hajvali, Veternik dhe Mati 1. (Zyrat e Shtabit Zgjedhor, te “Sheshi 21”).
19:00 – Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton familjen Pacolli (Restaurant Briliant, Hajvali).

Back to top button