Shuhet ëndrra e Malit të Zi për “Katar 2022”
Futbollistët e Malit të Zi sonte mbetën pa një shans për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Norvegjia festoi në shtëpi, pas një lufte të madhe dhe një loje më të mirë në pjesën e parë, me rezultat 2:0.
Golat për vendësit i shënoi Mohamed Elyounoussi në minutat ‘29 dhe minutën e gjashtë të kohës shtesë (96).
Në ndeshjet e tjera, Holanda mposhti Gjibraltarin 6:0, ndërsa Letonia në shtëpi u mposht nga Turqia 2:1.
Në raundin tjetër më 13 nëntor, do të luajnë Mali i Zi-Holandë, Turqi-Gjibraltar dhe Norvegji-Letoni.
Tabela: Holanda 19, Norvegjia 17, Turqia 15, Mali i Zi 11, Letonia 5, Gjibraltari është pa pikë.