Ngjarjet e datës 13 maj

09:00
“Takimi i Madh i Prishtinës” organizon ceremoninë e shpërndarjes së 3 mijë librave dhuratë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi dhe për një pjesë të Maqedonisë Veriore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
09:30
Mbahet ceremonia e dhurimit të 270 frigoriferëve dhe ngrirësve për të përforcuar sistemin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave në Kosovë, donacion nga UNICEF-i dhe USAID. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Prishtinë)
10:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Komisioni për Legjislacion organizojnë diskurimin “Në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept-Dokumentin për Vetting”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
11:00
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, me pikat e papërfunduara nga seanca e 5 majit. Shqyrtohen tri projektligje, mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë etj. (Kuvendi i Kosovës)
13:00
Ambasada e Zvicrës organizon ngjarjen e nisjes së Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2022–2025. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
13:00
Shtëpia e Evropës dhe BONEVET organizojnë ngjarjen “E ardhmja e gjelbër përmes teknologjisë AR”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut)
13:00
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes se ish-sekretares së SHBA-së, Madeleine Albright, Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë, në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, do të bëjnë hapjen e teatrit të shkollës me emrin e saj. (Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë-Kosovë)
14:00
Shtëpia e Evropës organizon kuizin “E ardhmja e gjelbër dhe digjitale”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut)
16:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të mbajë konferencë për medie, lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. (Salla e Konferencave, MPJD).

Back to top button