Ngjarjet e datës 13 shkurt

Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të raportojnë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe pritet të miratohet planit të përformacës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023. (Kuvendi, salla N506, ora 09:30)
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës. (Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA bën denoncimin përfundimtar me të cilën kërkohet përjashtimi i Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit nga Universiteti i Prishtinës. (Para objektit të Rektoratit i UP-së, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 11:00)
Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë. (Klinika e Neurologjisë në QKUK, ora 11:00)
Ceremonia hapëse e Akademisë Innovemia Innovation, ku do të marrë pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe një përfaqësues nga Ambasada e Gjermanisë. (Ambientet e MetDaan, rrugën Tiranë, OB-C3/41, ora 11:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës plenare, ku do të ketë debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Kuvendi, ora 12:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takon delegacionin e Komisionit për Integrimin Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi, salla C301, ora 15:20)