Ngjarjet e datës 13 shkurt

Ngjarjet qè shënojnë ditën e sotme

Shoqata Sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror mban grevë një orëshe. (Prej orës 08:00 deri në ora 09:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Flamurit të Komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Inspektoratit Shëndetësorë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës prezanton publikimin “Transparometri 2018”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Drejtoria për Kulture Rini dhe Sport, mbanë konferencë. (Komuna e Gjakovës, ora 10:00)

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet, organizon ngjarjen gjithë ditore “Odisejë: Universiteti i Prishtinës ndër vite”. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës së UP-së, ora 10:30)

Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinë mbajnë konferencë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës raporton para Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi me GIZ-in gjerman. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, organizohet tryeza “Radio sot e nesër në Kosovë”. (UBT, ora 11:00)

Këshilli i nxënësve të Gjilanit organizon protestë. (Protesta fillon nga kampusi i Shkollës së mesme, ora 12:00)

Mbahet diskutimi mes rektorit të UP-së, Marjan Dema, ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe drejtorit të Qendrës Kosovare për Arsim, Dukagjin Pupovci. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 13:00)

Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

Lansohet rrjeti mjedisor i Kosovës t. (Salla e “Resourse Center” në Pejton, ora 13:00)

Back to top button