​Hardinaj: Amerikën e duam, nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë

“Për mua taksa nuk largohet deri në njohje”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit në orët e vona të mbrëmjes së sotme me krerët e shtetit, ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb, pavarësisht presioneve nga ndërkombëtarët, nuk do të largohet deri në njohjen e përfundimtare të Kosovës nga Serbia.

Kreu i qeverisë, gjithashtu bëri të ditur se ai do t’i jap përkrahje marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, mirëpo pa shkëmbim të territoreve ose korrigjim kufijsh.

Haradinaj për çështjen e taksës tha se duhet të jenë unik i gjithë spektri politik shqiptar, që taksa mos të largohet deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Dëshira jem është që të jemi unik, që taksa të mos të largohet deri në njohje, sa për ketë mua, besoj kam qenë i qartë. Këto ditë dhe në të ardhmen, për mua taksa nuk hjeket deri në njohje”, tha ai.

Ndërsa, sa i për ketë arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, kreu i qeverisë tha se ai do t’i jap përkrahje, por pa u cenuar territori i Kosovës.

“Unë do t’i jap përkrahje arritjes së një marrëveshje pa shkëmbim të territoreve, pa lëvizje kufijsh ose korrigjim kufijsh, por nuk e hjekim taksën deri në njohje”, deklaroi Haradinaj.

Kurse, në lidhje me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Haradinaj tha se dhe Amerika duhet të kuptojë drejt “se taksa nuk është vendosur ndaj tyre”.

Ai pohoi se SHBA-në e duam, mirëpo nuk i nënshtrohen Serbisë dhe Rusisë dhe siç thotë Haradinaaj, gjithë këtë nuk e bëjnë prej qejfi, apo arrogancës, por pasi që janë në hall të madh.

Ai gjithashtu tha se tash është koha e fundit për t’u arritur një marrëveshje obligative ligjore, gjithë përfshirëse, e cila nuk bazohet në territore dhe kufi, por në njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve bilaterale.

“Ne prej Amerikës çdo gjë që vjen e kuptojmë drejt dhe e kuptojmë se ata i zbatojnë parimet e veta. Unë jam thellë i bindur që Amerika është e vendosur pra me stabilizuar rajonin tonë, Ballkanin, jo vetëm Kosovën, Serbinë dhe rajonin. Ne nuk e bëjmë këtë prej qejfi dhe prej arrogancës, por jemi në zor, Serbia për njëzet vjet nuk ka qenë në rregull, raportet Kosovë-Serbi ende nuk janë në rregull. Është koha e fundit pra me u arrit një marrëveshje obligative, ligjore, gjithë përfshirëse Kosovë-Serbi, e cila nuk bazohet në territore dhe kufi, por në njohje reciproke me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale, përfshi dhe tregtinë e lirë. Unë e përkrahi një marrëveshje të tillë sa më shpejt”, tha kryeministri Haradinaj.

Ky takim erdhi vetëm pas pak orëve që Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë u dakordua që të enjten të dorëzoi në Parlamentin e Kosovës platformën përfundimtare mbi dialogun me Serbinë dhe po ashtu pas një letre që Uashingtoni i u ka dërguar krerëve të shtetit tonë.

Back to top button