Ngjarjet e datës 14 dhjetor

09:00
Organizohet diskutimi publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike në ndërtesën e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)
09:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, lidhur me avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin hulumtues “Drejtësia e vonuar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim me temën: “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takohet me Elbert Krasniqin, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)
10:00
Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva-Dermaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
11:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla: N – 506)
11:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ministrja Artane Rizvanolli, raporton lidhur me furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
13:00
Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim raporton ministri i Bujqësisë Faton Peci. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Qeveria Kurti përgjatë 2021: Arritjet dhe Ngecjet”. (“Dit e Nat”, Prishtinë).

Back to top button