Mënyra si kryqëzoni gishtat tregon shumë për personalitetin tuaj

Ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se mënyra se si ju kryqëzoni gishtat e të dyja duarve fsheh një sekret të personalitetit tuaj. Këto përfundime bazohen në studimin e kryer nga fiuesi i çmimit Nobel, Roger Wolcott Sperry.
Hulumtimi i tij vërtetoi se truri është i ndarë në dy pjesë majtas dhe djathtas dhe sjellja e një personi mund të varet nga ajo pjesë që është më aktive.
Sipas Bright Side këto janë shpjegimet misterioze mes bashkimit të gishtave dhe personalitetit tuaj.
1. Gishtin e majtë mbi të djathtin
Nëse kjo është mënyra si të kapni duart, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni person praktik. Ju jeni dikush që kurrë nuk merr vendime të nxituara.  Para se të arrini në një përfundim, ju peshoni të mirat dhe të këqijat. Është shumë e vështirë të të mashtrosh, pasi keni një aftësi të befasuese për të kuptuar gënjeshtrat.
Për këto arsye, ju vlerësoheni shumë nga miqtë dhe anëtarët e familjes tuaj, të cilët shpesh vijnë tek ju për të kërkuar këshilla. Kjo nuk do të thotë që ju jeni një person serioz. Përkundrazi, zgjuarsia juaj mund të ndriçojë edhe vendet më të zymta. Sensi juaj i çuditshëm i humorit ju bën një magnet për njerëzit.
Ju jeni gjithashtu një romantik që di saktësisht se si të trajtojë miqësinë.

2. Të dy gishtat e puthitur
Ju jeni dikush që beson se djalli qëndron në detaje. Ju jeni një perfeksionist dhe prisni të njëjtin nivel të përkushtimit dhe përqendrimit nga të tjerët. Ju gjithmonë dëgjoni mendimin e njerëzve të tjerë dhe përpiqeni të kuptoni këndvështrimin e tyre përpara se të merrni një vendim. Sinqeriteti dhe  ndershmëria juaj  ndonjëherë mund të jenë çarmatuese për disa njerëz.

3. Gisht i djathtë mbi të majtin
Ju jeni një person emocional. Ju jeni në gjendje të kuptoni se çfarë po ndjen një person edhe kur ata mund të përpiqen të fshehin emocionet e tyre të vërteta. Kjo aftësi unike lehtëson që të tjerët të flasin hapur me ju.
Në marrëdhënie, ju i kuptoni ndjenjat e pashprehura të partnerit tuaj.

Back to top button