Ngjarjet e datës 14 prill 2023
08:15
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pret në vizitë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)
09:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim mryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
UNFPA prezanton raportin “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues me fokus në Qasjen në informata dhe shërbime kontracepsioni, në abort dhe kujdes pas abortit, si dhe kujdesin për shëndetin e nënës”. Marrin pjesë Avokati i Popullit, Naim Qelaj; ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
MAShTI, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it dhe të BE-së, organizojnë tryezën me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i arsimit përmes Mësimit Digjital”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; zv.shefi i Seksionit për Bashkëpunim i BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi; shefja e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB). (Zyrat e AKB-së, Tophane)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
11:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, N302)
12:00
Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Prsidencës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Nga Sheshi “Ibrahim Rugova” deri te monumeti “Heroinat”)
12:00
Kolegji Universum nderon me çmimin “Doctor Honoris Causa” kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast promovohet dhe libri i tij “Kritika e etikës globale”. (Kampusi i UNI, rruga Prishtinë-Ferizaj, km.12)
13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit takohet me delegacionin nga Mbretëria e Danimarkës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
13:15
Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) nënshkruajnë Marrëveshje të Mirëkuptimit. Marrin pjesë Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal; Vera Baumann, udhëheqëse e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane etj. (MZhR, ish-Rilindja)
13:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është dhe miratimi i qendrave të votimit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. (Zyrat e KQZ-së, ish-ndërtesa e Bankës së Lubjanës)
14:45
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, organizojnë tryezën në lidhje me Marrëveshjen Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e e BE-së dhe ShBA-së, dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)