Don Xhoni dhuron donacion për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë

Reperi i njohur Don Xhon ka dhuruar donacion në shoqatën e bamirësisë “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.

Kështu ka njoftuar themeluesi i kësaj organizate Halil Kastrati, i cili ka përmes një fotografie të postuar në Facebook ka treguar se reperi ishte sonte për iftar në shoqatë.

“Faleminderit shumë Don Xhoni. Përmes Shoqatës sonë po e gëzon një familje me Shtëpi të re. Për Iftar sot te Shoqata jonë ishte këngëtari Don Xhoni i cili dhuroi donacion për ndërtimin e një shtëpie për një familje nevojtare. Zoti e shpërbleftë!”, ka shkruar Kastrati në Facebook./21Media

Back to top button