Ngjarjet e datës 15 qershor
Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Dhomat e Specilizuara të Kosovës në Hagë, 09:00)
Edicioni i tetë i Panairit Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2023. (Salla “1 Tetori” Prishtinë, 09:00)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO mban konferencën “Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë”. (Hotel Garden, 09:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (N302, 09:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (N10, 09:30)
Në kuadër të Javës botërore të dhurimit të gjakut bëhet dhurim i vullnetar i gjakut. (Sheshi “Nënë Tereza” Prishtinë, 10:00-18:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kuadër të projektit “NaturKosovo”, do të mbajë konferencë për media me rastin e fillimit të punëve për mirëmbajtjen e shtegut Via Dinarica. (Mulliri i Haxhi Zekës në Pejë (11:00)
Në Qendrën Mediale në Çagllavicë organizohet debati me temën “Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në situata krize. (11:00)
Kuvendi i Kosovës bën shqyrtimin e dytë i Projektligjit nr. 08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158. (Salla e seancave plenare, 11:00)
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave plenare, 12:00)