Kurti: Është e çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë

(Lajm i përditësuar)


Kurti: Mbrëmë kam folur me Escobarin dhe Hovenierin, i kam kërkuar që KFOR-i të na jep informata për kidnapimin

Kryeministri Albin Kurti tha se mbrëmë ka kontaktuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escbar dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga Serbia, raporton rtv21.tv

Kurti tha se i ka kërkuar atyre që KFOR-i të jep informata rreth kidnapimit para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Mbrëmë kam pasur bisedë telefonike me Escobarin dhe Hovenierin. Kemi diskutuar situatën e sigurisë. U kam thënë se pres që KFOR-i të më sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, mirëpo pa asnjë informacion, pra në mbledhje kemi shkuar vetëm me informacionet tona, të cilat janë të sakta”, tha Kurti.


Kurti: Paniku i i kriminelëve pas arrestimit të Llunes është shndërruar në hakmarrje të Serbisë

Kryeministri Albin Kurti tha se arrestimi i kriminelit serb, Llune, ka bërë që kriminelët e tjerë në veri të kenë panik, çka sipas tij, ka rezultuar që Serbia të kidnapojë tre zyrtarë policorë të Policsë së Kosovës, në shenjë hakmarrjeje, përcjell portali rtv21.tv

“E kemi një kriminel serb si Llune, i cili ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore e të krimeve të krimit në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, ata nuk kanë mundur të imagjinojnë se dikush si Llune mund të arrestohet. Nuk kanë besuar se kjo do të ndodhë. Është paniku i madh i kriminelëve që është shndërruar në hakmarrje të Serbisë”, deklaroi Kurti para mediave.


Kurti, gazetarëve: Mos flisni në emër të Beogradit zyrtar

Kryeministri Albin Kurti iu tha  gazetarëve që të mos flasin në emër të Beogradit dhe të mos imagjinojnë diçka që nuk e ka thënë as vetë Beogradi, pas pyetjes së gazetarëve nëse Beogradi do të kërkojë shkëmbim të të burgosurve, njofton rtv21.tv.

“Nuk e di që Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim. Nuk e kuptoj pse ju keni nevojë të thoni këtë. Shkëmbimin natyrisht se do të mund ta kërkonte Beogradi, pro ju lutem mos e përfaqësoni atë. Jeni qytetarë të Republikës së Kosovës, jeni gazetarë të këtij vendi. Nuk keni nevojë të paraqitni një kërkesë të Beogradit, karshi Republikës demokratike të Kosovës. Për çfarë shkëmbimi jeni duke folur? Kush e ka kërkuar atë? Ne jemi vend demokratik edhe i lirë. Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave në rajon, mirëpo kur flisni, unë ju kisha sugjeruar sepse më shumë nuk mund të bëj, mos flisni në emër të Beogradit zyrtar, duke imagjinuar kërkesat e tyre më vonë, sepse nuk i kontribuoni as lirisë së mediave dhe as sigurisë në shtetin tonë”, tha Kurti.

“Tek ne kemi sundim ligji, ne nuk bëjmë pazare, ne kemi principe dhe vlera“, shtoi ai


Kurti shpalos hartën ku janë kidnapuar policët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur hartën ku ka ndodhur kidnapimi i policëve të Kosovës nga Serbia. Kurti tha se ka ndodh brenda territorit të Kosovës.

“Është një kilometër larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veriperëndimore, pastaj 670 metra që i bie pjesa veriore dhe në pjesën  jugperëndimore 300 metra . “, tha Kurti.

Ai po ashtu shpalosi edhe fotografitë e rrugës së prerë dhe tha se këtu shihet se policët nuk kanë mundur të kalojnë tutje siç pretendon Serbia.

“Pra nuk bëhet fjalë oër arrestim në Serbi por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë…. Nuk bëhet fjalë për kalimi të policisë përtej kufirit të Serbisë si pretendohet, andaj as përtej rrugës së prerë.”, tha Kurti.

Kryeministri tha se KFOR-i dhe Policia kanë parë në atë vend gjurmët e qizmeve të huaja dhe pranga, ndërsa u shpreh i habitur që misioni paqeruajtës i NATO-s s’e ka përmendur këtë.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e qizmeve, këpuceve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se Policia janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne”, tha Kurti.


Sveçla: Nuk e dimë se ku janë duke u mbajtur policët tanë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka thënë se nuk dihet ku janë duke u mbajtur polictë e kidnapuar nga policia e Serbisë.

“Faktet janë të qarta ata kanë qenë në territorin e Kosovës, janë duke u zhvilluar hetime të detajuara me të gjitha faktet që janë, dëshmitë janë të mjaftueshme se ka qenë një operacion mirë i organizuar, mund të them lirisht se në zonat kufitare cili do shtet mund të ndërmarr kundër shtetit tjetër nuk është diçka e paarritshme’’, tha Sveçla në konferencën e mabjtur për media pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë.

Ai ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë vepër, derisa shtoi se përgjegjësia për vijën kufitare është e KFOR-it.


Kurti: Jemi në kontakt për të vizituar policët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Kryeministri Albin Kurti tha se janë në kontakt me Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jasharin, për t’i vizituar tre policët pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që u kidnapuan dje nga forcat serbe dhe u dërguan në Serbi.

“Jemi në kontakt me Jetish Jasharin që është udhëheqës i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. Jemi në kontakt për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë”, tha Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media.


Arrestimi i Policëve, Sveçla: Ky incident shfaq edhe një herë fytyrën e vërtetë të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se dje ka vizituar vendin ku janë arrestuar tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ai tutje ka thënë se ky incident shfaq edhe një herë fytyrën e vërtetë të Serbisë

“Incident jashtëzakonisht i rëndë të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar, shfaq një shkelje te rende shfaq edhe një here fytyrën e vërtet te Serbisë”, tha Sveçla, përcjell rtv21.tv

Sveçla ka bërë thirrje urgjente për lirimin e policëve.

Sveçla tutje ka shtuar se “Veriu i vendit ka dy vite që ballafaqohet me sulme, por tre javët e fundit kanë qenë më aktive, duke shtuar se janë lënduar ushtarë të NATO-së dhe pjesëtarë të Policisë”.


Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë

Kurti: Është e çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua në një konferencë për media pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti tha se me anëtarët e këtij Këshilli diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë në katër komunat veriore të Kosovës, përcjell portali rtv21.tv

„ Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim dhe desstapilizim në kohën kur ne tash kemi prezantuar planin pesë pikësh për deaskalim. Për arsye të sigurisë si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare  me Serbinë duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia sidomos ato transportuese, cenimi i djeshëm nga Serbia na detyron t’i rrisim kontrollet kufitare që varësisht nga analiza dhe vlerësimet e vazhdueshëm të institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesat e qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbejnë rrezik apo nuk mund të garantohet siguria. Veprime t e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse. Synimi jonë është siguria”, tha i pari i Qeverisë.

Kurti erdhe njëherë kërkoi lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë të Kosovës dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar.

„Serbia nuk ka ndryshuar… ajo çfarë është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtar ndaj veprimeve të Serbisë e cila vazhdimisht kërkon pretekste  për eskalim dhe setabillizmi e kur nuk ka atëherë është gatshme dhje sigurisht e aftë t’i krijojë ato.“, tha Kurti


Këshilli i Sigurisë diskuton për veriun dhe rrëmbimin e tre policëve të Kosovës

Kurti erdhe njëherë kërkoi lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë të Kosovës dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar.

„Serbia nuk ka ndryshuar… ajo çfarë është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtar ndaj veprimeve të Serbisë e cila vazhdimisht kërkon pretekste  për eskalim dhe setabillizmi e kur nuk ka atëherë është gatshme dhje sigurisht e aftë t’i krijojë ato.“, tha Kurti

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila ka nisur herët në mëngjes, po vazhdon ende.

Kjo mbledhje erdhi pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga njësit speciale të ushtrisë serbe.

Temë diskutimi pritet të jenë situata në veri të vendit dhe rrëmbimi i tre policëve.

Pas kësaj mbledhjeje është paralajmëruar konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.


Ka filluar të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Në Qeveri deri më tani ka arritur, kryeministri, Albin Kurti, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Petrit Ajeti, drejtori i AKI-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në ora 8:30, pas mbledhjës së Këshillit të Sigurisë, do të mbahet konferencë për medie ku do të flasin, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i punëve të Brendshm, Xhelal Sveçla./21Media

Back to top button