Ngjarjet e datës 15 qershor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 – pamje. Konferenca për media në ora 11:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton raportet vjetore financiare të KQZ-së, KOSTT-it dhe AKP-së për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Komisioni për Arsim takim me Karl Ditrich, president i Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe Colin Tück, drejtor i EQAR. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Gjakovës mban mbledhjen e pestë. (Objekti i Komunës, kati i parë, salla numër 8, ora 10:00)
Komisioni për Administratë Publike shqyrton propozim-ndryshimet e Grupit Punues në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:30)
Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 55. (Hoteli “Grand”, salla e konferencave , ora 10:00)
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të mbajë një konferencë për media. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së Lipjan, te QMI, ora 11:00)
Organizohet ceremonia e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor. Merr pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)
Mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit #DigDataKosovo – Sfida për të dhëna të hapura, mbështetur nga Korporata e Sfidave te Mijëvjeçarit (MCC) dhe Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK). (Klan Arena, ora 14:30)
Mbahet konferenca me temën “Pozita dhe sfidat e komuniteteve jo-shumicë në rajonin e Pejës” (Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan). (Hotel “Dukagjini”, Pejë, ora 15:00)
Deputeti i PDK-së Elmi Reçica dhe ish-drejtorët e Spitalit Rajonal të Ferizajt mbajnë konferencë për media. (Para objektit të ri në ndërtim të Spitalit të ri Rajonal, Ferizaj, ora 15:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon turneun në futboll të madh, aktivitet ky që organizohet në kuadër të Javës Olimpike 2022.(Stadiumi i Rilindjes, Taukbahqe, ora 17:00)
Aktivitetet e Komunës së Gjilanit për nder të Ditës së Çlirimit:
-09:00- Seancës solemne (Kuvendi Komunal)
-10:00-12:00- Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve- nisja bëhet në mënyrë të organizuar në këmbë platoja e Teatrit të Qytetit)
-17:00- Turneu i futbollit Veteranët e futbollit të Kosovës (Stadiumi ndihmës)
-17:00- Koncert për fëmijë. (Platoja e Teatrit të Qytetit)
-20:00-21:00- Flakadanët (Varrezat e Dëshmorëve- Platoja e Teatrit)
-21:00- Koncert (Platoja e Teatrit të Qytetit)