Ngjarjet e datës 15 shtator

09:30
Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, mbajnë konferencë për medie. (Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ndërtesën VIP)
09:30
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë me temën “Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”. (Hotel “ Emerald”, Prishtinë)
10:00 – 13:00
Kuvendi i Kosovën shënon Ditën e Demokracisë. Për shkak të sitatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet realizohen virtuaisht.
Agjenda:
10:00 Video-mesazh i nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci
10:05 Video për fëmijë – Roli i komisioneve parlamentare
11:00 Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ (virtuale) me nxënës filloristë – Pjesëmarrës, deputetet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Albana Bytyqi (anëtare të Forumit për Transparencë)
13:00 Debat virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”
Marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe organizatave të tjera përfaqësuese, ndërsa moderohet nga deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë
Mesazhe për vaksinim – kartolina elektronike ​
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete
Agjenda:
10:00 – Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë
10:30 – Vizitë në Monumentin e Lirisë
11:00 – Përurimi i memorialit të heroit “Besim Nrecaj” (Fshati Malësi e Re)
11:00
Bëhet përurimi i punimeve në rrjetin e ujësjellësit për fshatin Aqarevë, ku nga nesër ky fshat do të filloj të furnizohet me ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit. (Aqarevë, Komuna Skenderaj).

Back to top button