Ngjarjet e datës 17 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme ne vend

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) mban mbledhjen e gjashtë të Kuvendit. (Hotel “Emerald”, ora 08:30)

Koalicioni “Demokracia në Veprim” mban konferencën “Procesi Zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon një aksion simbolik, ku siç thuhet do të zbulojë emrat e personave të përfshirë në një skemë mashtrimi të avancimeve akademike. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban sesionin letrar “Esad Mekuli”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Avokati i Popullit prezanton rezultatet e institucionit të Avokatit të Popullit gjatë vitit 2019. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

Promovohet  libri “Baladë Muhaxhire” e autorit Nimon Muçaj. (Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 13:00)

Hapet ekspozita “Fara e kujtesës”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

Oda Ekonomike e Kosovës mban gala mbrëmjen ku do të ndahen shpërblimet për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019. (Hotel “Venus”, ora 19:00)

Back to top button