Ngjarjet e datës 17 maj 2021

 

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme ku do të bëhet Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Salla e seancave plenare) 10:00

Hapja e fushatës “Java Globale e Sigurisë Rrugore”. Merr pjesë zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, drejtori i Policisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Para “New Born”, Prishtinë) 10:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës, Prizren) 10:30

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i UShAF-së) 11:00

Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Prishtinë) 11:00

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në lidhje me rastin në shkollën “Faik Konica”. (Objekti i MAShTI) 12:00

Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. ( Shtëpi e Bardhë, Prizren) 13:00

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend dite kërkesa për interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) 13:00

BIRN dhe Internews Kosova publikojnë raportin “Përkëdhelja e korrupsionit”. Marrin pjesë Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë; Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Shtetit etj. (Pallati i Drejtësisë) 13:00.

Back to top button