Osmani reagon për sulmin seksual ndaj të miturës

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për rastin e të miturës që është ngacmuar seksualisht në afërsi të një shkolle në Prishtinë. Osmani ka thënë se ky rast shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit dhe fëmijët.

“Eshtë koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen”, ka shkruar Osmani  duke shtuar se duhet edukuar djemtë që t’i trajtojnë motrat dhe shoqet e klasës si të barabarta.

Osmani ka treguar se sot ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Shelal Sveçlën dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin në lidhje me këtë rast.

“Rasti i ngacmimit seksual të vajzës së mitur nga disa fëmijë poashtu të mitur, shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit e fëmijët në çdo rrethanë e çdo ambient.Sot kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci, të cilët më kanë siguruar që me prioritet dhe profesionalizëm po e trajtojnë rastin në fjalë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në lidhje me rastin Kolektivi për Mendim Kritik dhe Veprimi Feminist ka njoftuar se nesër nga ora 12:00 do mbahet protestë para protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për sigurinë e vajzave në shkolla./21Media 

Back to top button