Ngjarjet e datës 17 shkurt
08:00
Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në nderim të Ditës së Pavarësisë. Marrin pjesë presidentja Osmani, kyeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti dhe komandanti i FSK-së. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë së Kosovës)
09:10
Vendosen kurora me lule në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. (Prekaz)
10:00
Komuna e Deçanit mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal, Deçan)
10:00
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (Varrezat, Velani)
10:30
Vendosen kurora me lule te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, nga presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryeministri Kurti. (Varrezat, Velani)
10:40
Vendosen kurora me lule te varri i veprimtarit Adem Demaçi, nga presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryeministri Kurti. (Velani)
11:00
Mbahet seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare)
11:30
Kombëtaret e veteranëve, të Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë, marrin pjesë në turneun e futbollit për nderë të Pavarësisë së Kosovës. (Kampi Nacional, Hajvali)
12:00
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë)
13:00
Zbulohet Obelisku “14 vjet shtet”. (Sheshi “Skënderbej”, Pejë)
13:00
Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi për nder të Pavarësisë së Kosovës. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)
14:00
Bëhet promovimi i librit “78 ditë bombardime të NATO-s”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
16:00
Pritja shtetërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve)
17:00
Koncerti i Filarmonisë së Kosovës me vepra të kompozitorëve shqiptarë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve)
18:30
Program i përbashkët i Ansambleve Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Kosovës).