Çfarë moti do të mbajë sot?
Sot mbi vendin tonë mëngjesi do të jetë me vranësira mesatare, në veri herë pas here me reshje të dobëta shiu, ndërsa gjatë ditës mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.
Ne oret e mbrëmjes në veri e gjatë natës edhe në pjesët tjera priten vranësira të reja kalimtare me reshje të kohëpaskohshme shiu.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore dhe jugperëndimore, në mbrëmje nga veriu dhe perëndimi me drejtim veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit nga 1 deri në tre gradë celcius, ndërsa më e larta ditore rreth 12 gradë Celsius./21Media