Ngjarjet e datës 17 shtator

1 min read

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:10
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes)

11:00
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

11:00
Nën përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, Gjilan)

13:00
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës për Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para objektit të Qeverisë)

14:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në aktivitetin “Dita pa Makina” të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Nisja bëhet nga Sheshi i Dëshmorëve).