Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 18 dhjetor

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 10:00)

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të mbajë mbledhje. (Zyra e Rregullatorit për Energji, Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ndan çmimet vjetore për gazetari në mbrojtje të fëmijëve dhe mirënjohjeve vjetore “Mik i Fëmijëve” për vitin 2025. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00)

GERMIN organizon tryezën e diskutimit që sjell bashkë gra nga politika lokale, mentorë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve. (Hotel “Sirius,” Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të presë në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Zyra e Kryetarit të Komunës Malishevë, ora 10:30)

Instituti Albanologjik, Dega e Folklorit, organizon aktivitet në kuadër të programit “Leksione albanologjike”, ku e ftuar është antropologia Ermela Broci. (Salla e katit të epërm, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 11:00).

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza mban fushatë zgjedhore. (Palestra e sportit “Jeton Tërstena”, Vushtrri, ora 17:30).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim zgjedhor. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 18:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” Suharekë, ora 18:00)

NISMA Socialdemokrate do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore. (Salla e Kuqe, Prishtinë, ora 18:00)

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza mban fushatë zgjedhore. (Shkolla Fillore “Mihal Grameno”, Fushë Kosovë, ora 19:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button