Ngjarjet e datës 18 maj

 

OJQ “Marakli t’Biciklave” së bashku me Policinë e Kosovës shpërndajnë fletushka informuese për shoferët e makinave. (Stacioni i Policisë Jug, ish Hotel “Victory”, Prishtinë, ora 09:00)

D4D dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo organizojnë debat me temën “Rruga e integrimit të Kosovës në BE: Në cilën fazë qëndrojmë?”. (Transmetim direkt në Facebook të D4D-së, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, si dhe shqyron Raportin vjetor të AKK-së, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportin e auditimit të performances “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. E ftuar ministrja e MASHT-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:30)

Partia Demokratike e Kosovës – Dega Mitrovicë mbanë konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Mitrovicë, ora 11:00)

EULEX-i prezanton “Raportin e tij Special për ndikimin e Covid-19 në sundimin e ligjit në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11:00)

Hapet Muzeu Etnografik në Gjilan. Merr pjesë kryetari Lutfi Haziri dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog. (Ish-objekti i Shkollës së Muzikës, Gjilan, ora 11:00)

Java e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore vazhdon me marshim me fëmijët në shesh dhe shpërndarja e Maskave tek qytetarët, bashkërisht me Policinë e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00)

Organizata ETEA publikon raportin hulumtues “Fakulteti i Edukimit si parakusht për cilësinë e arsimit paraunversitar në Kosovë” (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 11:00)

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës ekspozohen punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Pranë Kuvendit të Kosovës, 13:00)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjën e dytë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi me qytetarë”. (Kuvendi Komunal i Komunës së Prizrenit, ora 13:00) https://us02web.zoom.us/j/82274197275

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë mban takim me Bordin mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shtatë pika ndër to shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 13:15).

Back to top button