Edhe 12 mijë e 870 vaksina arritën në Shqipëri

 

Sonte në Shqipëri kanë arritur edhe 12 mijë e 870 doza të reja të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka shkruar se ka shkuar në 773 mijë sasia e vaksinave të arritura deri tani në Shqipëri.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 MIJË sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, ka shkruar Rama në facebook.

Ndryshe, më 11 janar ka nisur vaksinimi antiCovid në Shqipëri./21Media

Back to top button