​Ngjarjet e datës 18 prill

Komuna e Rahovecit organizon homazhe në nderim të dëshmorëve Safet Latifi e Visar Hoti me rastin e përvjetorit të rënies. (Zatriq dhe Ratkoc, ora 10:00 dhe 11:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ORA 11:30)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ORA 12:00)

Back to top button