Parlamenti Evropian sot voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot Parlamenti Evropian do të votojë për liberalizimin e vizave të kosovarëve. Ky do të jetë edhe votimi përfundimtar për heqjen e vizave.

Zhvillimi i nesërm në PE vjen pas draft-agjendës së miratuar në Konferencën e Presidentëve që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian.

Pas votimit të sotëm, vendimi që kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së do të firmoset nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së; Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Pas kësaj, mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ishte ai i cili e ka propozuar që të hidhet në votim pika e liberalizimit të vizave.

Para PE-së, pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars votoi Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, duke thënë se lëvizja e lirë për kosovarët mund të ndodhë nga 1 janari i vitit 2024.

Kujtojmë se ditë më parë, blloku njoftoi se e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse ky sistem nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, heqja e vizave për kosovarët bëhet realitet më 1 janar 2024.

Back to top button