Ngjarjet e datës 18 qershor

 
 
10:00
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR organizojnë një aktivitet për të shënuar këtë ditë. Në shënimin e kësaj dite do të përurohet Qendra e Azilit e sapo renovuar në Vrandioll. (Qendra e Mbajtjes në Vranidoll)
10:00
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë diskutimi me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, Prishtinë)
10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas, kryetari Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini, vizitojnë rajonin e Zhupës. (Përballë Qendrës Sportive, Prizren)
11:00
Ish-zëvendës Sekretari i Pergjithshëm i OKB-së, Alain Le Roy, mban ligjeratë publike. (Kolegji “Universum”, Lipjan)
12:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) promovon librin “Meet My Soul” me fotografi dhe thënie të azil-kërkuesve dhe refugjatëve në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve. (“KultPlus Caffe Gallery”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje. Në rend dite është formimi i grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
14:00
KB “SIGAL Prishtina” mban konferencë për medie rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë).

Back to top button