Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vend

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në vend

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzon Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kuponë që do t’u shpërndahen 2 mije familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale. (MPMS, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, ku pritet intervistimi i kandidatëve dhe zgjedhja e rektorit. (UP, ora 10:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do të vizitojë Zonën Ekonomike në Suharekë (Ora 10:00)

Kryetari i PDK-së, dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë lidhur me shkarkimet e fundit të drejtorëve të shkollave nga ana e kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka. (PDK Prizren, ora 11:00)

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon ceremoni me rastin e ditëlindjes së Bill Clinton. (Zyrat e shoqatës, ora 11:00)