​Ngjarjet e datës 19 maj

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, viziton fshatin Zojz për t’i parë nga afër punimet, në përfundim e sipër, të rregullimit të kanalizimit dhe mureve mbrojtëse në këtë fshat. (Fshatin Zojz, ora 10:00)

Hapet Panairi i Karrierës dhe Punësimit. (Kolegji AAB në Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë testimin me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

AVONET dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti do të organizojnë një performancë në dy pika të rëndësishme të qytetit në lidhje me problemin e lejeve të ndërtimit dhe mungesën e veprimeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:00)

Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës, promovon librin e ish të burgosurit Asllan Selimi, “Tmerri Ka Emër,” me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në burgun e Dubravës. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Mbështetja e shoqatës së prodhuesëve të pemëve të imta dhe goji berry” i cili është implementuar në kuadër të “Programi i Mbështetjes së Investimeve në Zhvillimin Rural” nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. (Fshati Dobratin në Graçanicë, ora 14:00)

Mbahet cermonia e hapjes së projektit “Projekt për tharrjen dhe paketimin e bimëve mjekësore aromatike dhe pemëve të imta” i cili është implementuar në kuadër të “Programi i Mbështetjes së Investimeve në Zhvillimin Rural” nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. (Fshati Lubinje e Poshtme në Prizren, ora 17:00)

Mbahet programi artistik “Në vend të lotit” nga AKKV “SHOTA”, i dedikuar artistit shumëvjeçar klarinetistit Mentor Krasniqi, i cili në fund të vitit të kaluar ndërroi jetë. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 19:00)

Back to top button