Ngjarjet e paralajmeruara per diten e sotme ne vendin tone

Ngjarjet e paralajmeruara per diten e sotme ne vendin tone

Në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë dëshmon Arben Hajdaraj, zyrtar i Policisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204,ora 09:00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pranon një donacion nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. (Depoja e MSh-së, objekti prapa RTV 21, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë dy interpelanca të kryeministrit Hoti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2020. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) lanson Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike, e cila do të angazhohet për mbrojtjen e të mirës publike. (Transmetim live në faqen e Facebook-ut të GSJP, ora 11:00)

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Obiliqit bëhet inaugurimi i Pilot Projektit për prodhim te energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme- sistemit fotovoltaik. (Ndërtesa e Komunës, Obiliq, ora 11:00)