Ngjarjet e datës 2 dhjetor

09:15

Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar, takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton në parim dy Projektligje; atë për Zyrtarët Publik dhe për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:30

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

13:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan, Kryeshefin Ekzekutiv të KESCO-s, Serhat Mesut Dinc. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

13:00

Shoqëria Lëvizja, bashkë me Shoqatat e dala nga Lufta dhe me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, organizon akademi mirënjohjeje dhe mderimi për mjeneral Shaban Shalën – një nga drejtuesit e LPK-së dhe një nga luftëtarët dhe Komandantët e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Instituti Albanologjik)

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button